Rreth nesh

Mirë se erdhe në Punësim.al!

 

Punësim.al është platforma më e re e punësimit në Shqipëri e cila ndërton marrëdhënie midis punëkërkuesve dhe kandidatëve për punë. Kështu, ka si synim të ndihmojë personat të cilët po kërkojnë një punë të arrijnë të gjejnë kompaninë, profilin e tyre të punës dhe të punësohen diku. Nga ana tjetër kjo platformë ndihmon të gjithë punëdhënësit të kërkojnë kandidatët e duhur, ti njohin ata si dhe të përzgjedhin personat e përshtatshëm sipas kërkesave, për t’u punësuar në kompanitë e tyre. Qëllimi i kësaj platforme është ndërtimi i një rrjeti dobiprurës ku punëmarrësit njihen me punëkërkuesit dhe e anasjellta. Në këtë mënyrë përfitojnë të dyja palët.

Punësim.al ka filluar operimin e saj në Maj 2018.

Si funksionon kjo platformë?

 

Për punëkërkuesit

Kandidatët për punë në krye të faqes do të gjejnë një kategori që quhet “Për kandidatët”. Nëse klikojnë mbi këtë kategori, do të shfaqen të tjera opsione.

Opsioni i parë “Shiko vendet e punës ju jep mundësinë të hyni në listën e të gjitha vendeve të lira të punës të radhitura nga vendet e publikuara së fundmi, nga më të rejat deri te më të vjetrat. Mund të personalizoni kërkimin tuaj duke përdorur filtrat e ndryshëm që ndodhen në faqe psh. të kërkoni një vend të lirë pune sipas pagës që dëshironi, pagesës për orë pune, të kërkoni një vend pune sipas një kategorie të caktuar, etj.

Opsioni i dytë “Kërko sipas kategorive ju shfaq listën e të gjitha kategorive të punësimit psh. si “Edukim/Trajnim”, “Llogaritje/Financë”, “Hoteleri/Turizëm”, “Shitje dhe Marketing”, “Telekomunikim”, etj. e cila jua bën më të lehtë kërkimin e një vendi pune sipas profesionit apo profilit tuaj të punës. Megjithëse ky kërkim ju mundësohet edhe nëpërmjet filtrave që përmendëm në opsionin e parë, ky opsion ju shfaq një tablo të qartë të të gjitha kategorive me vendet e punësimit përkatëse brenda, që përmban platforma.

Opsioni i tretë “Kërko sipas kompanive” ju jep mundësinë të shihni në një listë me renditje alfabetike të gjitha kompanitë të cilat kanë postuar vende pune në platformë. Kjo ju lejon të përzgjidhni vendet e lira të punës sipas kompanisë që ju dëshironi.

Opsioni i katërt “Kërko sipas qyteteve” ju çon në një hartë të qartë e cila përmban shenjuesa me të gjitha vendet e lira të punës sipas qyteteve. Nëse klikoni mbi shenjues ju shfaqet informacioni përkatës për atë punë që po zgjidhni të shihni. Kjo ju ndihmon ta ngushtoni kërkimin tuaj për vende pune sipas vendndodhjes tuaj. Duke qenë se Punësim.al është një platformë me kapacitet tejet të madh, e ndërtuar me teknologjitë moderne të Teknologjisë së Informacionit, janë të përfshirë dy shtete, Shqipëria dhe Kosova me qytetet përkatëse.

 

Për punëdhënësit

Në menunë kryesore gjendet një kategori e cila është posaçërisht për punëdhënësit. Në këtë kategori gjenden dy nën kategori të veçanta, “Publiko vende pune dhe “Paneli i Punëdhënësit“. 

Opsioni i parë ju jep mundësi juve punëkërkues të publikoni një postim për një vend të lirë pune. Nëse klikoni mbi këtë opsion do t’ju hapet një format të cilën mund ta plotësoni. Forma përmban detaje për vendin e lirë të punësimit që jeni duke publikuar psh. si “Titulli i punësimit”, “Përshkrimi i punësimit”, “Vendodhja”, “Paga minimale”, “Paga maksimale”, gjithashtu mund të shtoni edhe një link të jashtëm i cili i drejton punëkërkuesit për te faqja juaj e internetit ose drejt një formati tjetër aplikimi jashtë platformës Punësim.al. Akoma më shumë, në formatin e aplikimit mund të vendosni një link të një video-prezantimi për kompaninë tuaj. Patjetër disa prej opsioneve në këtë format janë sipas dëshirës. Për të publikuar një vend të lirë pune nëpërmjet këstij formati ju duhet të jeni të kyçur në llogarinë tuaj ose nëse plotësoni formatin për herë të parë mund të kryni regjistrim direkt nëpërmjet plotësimit të tij.

Opsioni i dytë ju drejton drejt llogarisë tuaj ku mund të menaxhoni të gjitha listimet tuaja të vendeve të punës, t’i modifikoni ato, t’i fshini, t’i shënoni si të plotësuara etj. Në Panelin e Punëdhënësit gjithashtu ju mund të ndryshoni adresën tuaj, fjalëkalimin tuaj si dhe informacione të tjera të kompanisë tuaj.

 

Në platformë do të gjeni edhe një rubrikë të quajtur “Blog e cila është e ndërtuar për të gjithë përdoruesit e Punësim.al dhe përmban artikuj të ndryshëm informues të cilët do t’ju ndihmojnë në karrierën tuaj profesionale. Të tjerë artikuj do të vazhdojnë të publikohen vazhdimisht.

Përpara përdorimit të platformës ju lutemi shihni edhe “Kushtet e Përdorimit” si dhe “Rregullat e Privatësisë“. Ju duhet të bini dakord me to përpara përdorimit të platformës Punësim.al. Nëse nuk bini dakord, ju lutemi të mos e përdorni këtë platformë.

Për çdo informacion tjetër apo paqartësi ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Do t’iu përgjigjemi sa më shpejtë të jetë e mundur.