MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Punetor Magazine

Qellimi i Pozicionit: Kryen proceset e shkarkimit, ngarkimit, amballazhimit dhe levizjeve te mallarave se magazines.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Shkarkon mallrat e ardhura duke i vendosur neper paleta te ndara sipas kodeve me shpejtesi e saktesi dhe pa I demtuar ato
  • Ngarkon mallrat qe jane per te dale me shpejtesi e saktesi dhe pa i demtuar ato.
  • Pergatit porosite se bashku me Kontrollorin.
  • Raporton ne menyre te menjehershme tek supervizori cdo demtim ose parregullsi qe vihet re.
  • Grumbullon dhe mbeshtjell mallrat ne paleta, te ndara sipas kodeve para se ato te levizen nga nje pozicion tek nje tjeter.
  • Perdor pajisjet e duhura mbrojtese.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Te kete perfunduar arsimin e mesem.
Eksperiencë pune:Te kete eksperienca te ngjashme pune.

Aftësite:

  • Te kete aftesi te mira komunikuese.
  • Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
  • Te jete I afte te beje pune fizike.


Procedura e Aplikimit
:

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim deri me 25 Nentor2018
1. Me e-mail: [email protected]
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania