Përshkrimi
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Dëshironi të punoni në kompaninë lider në tregun e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake? Një mundësi fantastike për të punuar si Këshillues Klienti në NEPTUN shpk., pjesë e Balfin Group!
Nëse jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë, Dyqanet NEPTUN janë vendi i punës i duhur për ju ku mund të shpalosni aftësitë tuaja në shitjen e produkteve tona duke zgjuar kureshtjen e klientëve tanë.
Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Kavaje
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Detyra dhe Përgjegjësi:
•Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
•Te komunikojë dhe shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë;
•Përgjegjësia për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tij/saj;
•Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
•Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
•Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
•Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
•Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;
Kërkesat:
•Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
•Eksperiencat e punës: Përvojë pune në shitje me pakicë;
•Kualifikime të tjera:
•Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
•I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
•Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected]
Afati i dorëzimit: 05.12.2018
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
DELTA GROUP përbëhet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home , Thermoswiss, Dast dhe Delta. DELTA GROUP është lider në tregtimin dhe...
Apliko për këtë vend punePaga: 25000 Profesioni: Shitës/e Adresa: RRUGA.MYSLYM SHYRI Rrethi: Tiranë Kontakt: 0692098108 Jakamen kerkon shitese Mosha; 25-35 vjec preferohen me eksperience ne shitje dhe reklamim veshje...
Apliko për këtë vend punePërshkrimi Be hu Ekspert Pronash Dhe Fito Sa Leke Te Duash Real Deal, agjensia Nr. 1 e pronave ne Tirane...
Apliko për këtë vend punePërshkrimi Our Company is looking for energetic, high potential, self-motivated and high-integrity individuals to join our team. You are invited...
Apliko për këtë vend puneWe are looking for employees for marketing online. Is required: 1. Very good knowledge of English 2. Full time availability,...
Apliko për këtë vend punePërshkrimi B & B Food Service kerkon te punesoje Kasiere. Kualifikimet / Kërkesat -Me ose pa eksperience pune. -Mosha 20-35 vjec....
Apliko për këtë vend puneQë të aplikoni për këtë punësim dërgoni hollësitë tuaja te hr@neptun.al