Këshilla për ata që s’janë të kënaqur me vendin e punës

Stresi, ankthi dhe shqetësimi në gjumë mund të jenë simptomat e qarta të pakënaqësisë në vendin e punës. Kur arrijmë në konkluzionin se motivi i mungesës së lumturisë është puna, sepse nuk marrim kënaqësi prej saj, nuk shkojmë mirë me shefin, sepse nuk kemi të ardhura të mira mund të gjendet edhe zgjidhja.

Këshillat vijnë prej ekspertëve të “Business School” në Harvard, dhe këto këshilla “i zbuluan” pas hulumtimit që e realizuan me qindra të punësuar. Fillimisht duhet kuptuar mirë situata e krijuar në punë, më pas duhet të ndryshohet sjellja jonë, duke u përpjekur të kalojmë limitet dhe të kërkojmë të marrim kënaqësi, duke i bërë gjërat me profesionalizëm.

Hapi i radhës është përqendrimi në aspektet pozitive të punës. Nuk duhet në asnjë mënyrë që t’i vlerësojmë gjëra negative ato që nuk mund të ndryshohen. Ekspertët thonë se nuk duhet të kushtëzohemi nga mendimet negative dhe nuk duhet të bëjmë çdo gjë vetë. Më e rëndësishmja mbetet besimi në vetvete dhe përpjekja për të arritur më të mirën. Pra, këto janë këshilla të cilave nëse ju përmbaheni do të keni më lehtë të përballeni me vështirësitë, të cilat u paraqiten në punë dhe natyrisht ta doni punën që e bëni.

— Nga Zëri.info