Katër këshilla se si ta prezantoni veten në një intervistë pune

Ju asnjëherë nuk mund ta dini saktë se çfarë intervistuesi do t’ju pyet. Gjithashtu nuk e dini se sa gjatë do t’ju merr ta kryeni këtë proces.

Megjithatë, një gjë është e sigurt se ju në intervistë do të duhet ta prezantoni veten, e pse të mos përgatiteni paraprakisht?

  • Përpiquni të keni një fjalim të ngjeshur

Prezantimi juaj le të jetë gjallërues dhe i ngjeshur. Mos e zgjatni më shumë se 10 minuta, pasi që nuk është nevoja t’ia tregoni të gjithë historinë e jetës intervistuesve. Mbani mend që intervistuesit nuk kanë kohë të shpenzojnë nga një orë me secilin kandidat, transmeton Telegrafi.

  • Fokusoheni vetëm në informacione relevante

Intervistuesi kërkon vetëm informacione relevante që ia dëshmojnë atij se jeni personi adekuat për kompaninë. Prandaj, mos i jepni informacione që nuk kanë të bëjnë asgjë me kompaninë.

  • Mos bëni shaka

Asnjëherë mos tregoni një barsoletë para intervistuesve. Ai apo ajo nuk do të jetë i interesuar ta dëgjoj atë dhe do të mendoj se është vetëm humbje kohe. Veç kësaj, do të dëshmoni se nuk jeni person serioz për kompaninë.

  • Buzëqeshni

Vetëm sepse jeni në një intervistë kjo nuk do të thotë se nuk mund të buzëqeshni. Pavarësisht që është biznes serioz, ju duhet të buzëqeshni kur e kërkon situata, pasi që kjo do t’ju liroj nga tensioni dhe do t’ju bëj të ndjeheni më mirë.

 

—Nga Telegrafi.com