Jeni kompani që po zgjeroheni dhe keni nevojë për punonjës të rinj?

Atëherë, Panairi i Punës është mundësi e shkëlqyer për kompaninë tuaj. Jo vetëm që do të kesh rastin të kontaktosh me shumë kandidatë brenda një dite, mirëpo edhe mund të gjesh kandidatin e duhur, por edhe të promovosh kompaninë dhe të zgjerosh rrjetin profesional. Dhe e gjithë kjo pa asnjë kosto për kompaninë tuaj. Ia vlen ta provosh!

Disa këshilla për sukses:

Imazhi. Bëj gati një stendë që bie në sy: vendos banerin me emrin dhe logon e kompanisë, përdor fotografi apo dizajne tërheqëse që tregojnë shërbimet apo produktet e kompanisë, shfaq video apo informata interesante në laptop apo ekran.

Informata. Merr me vete broshura, buletinë, fletushka me informacion për kompaninë. Më e rëndësishmja, paraqit në mënyrë të dukshme – në tabelë apo ekran – informacionin për vendet e lira të punës. Sill në panair kopje të mjaftueshme të përshkrimit të vendit të punës për secilën pozitë. Sill kopje të mjaftueshme të formularëve për aplikacion. Vendos mbi tryezën e stendës vizitkarta për punëkërkuesit, që të dinë si të kontaktojnë me ju më vonë.

Përfaqësuesit e kompanisë. Këshillohet që kompania të dërgojë 2-3 përfaqësues në panairin e punës. Ata presin dhe bisedojnë me punëkërkuesit. Kështu, nuk krijohen radhë të gjata para stendës së kompanisë dhe kandidatët ndahen të kënaqur. Përfaqësuesit duhet t’i njohin mirë procedurat e punësimit.

Pritja e punëkërkuesve. Përfaqësuesit e kompanisë këshillohet t’i presin kandidatët në këmbë, me buzëqeshje dhe pozitivitet. Ata mbledhin CV-të e punëkërkuesve dhe madje dhe i intervistojnë punëkërkuesit po atë ditë. Kontakti me kandidatët më të mirë vazhdon pas panairit të punës.

Përfitoni nga rasti! Në Panairin e Punës, mund të gjeni, intervistoni dhe punësoni punëtorët më të mirë dhe më të talentuar! Gjithashtu mund të kontibuoni në komunitetin tuaj duke përkrahur punësimin e të rinjve!

Suksese nga YesKosovo!