6 këshilla për të rritur vetëbesimin në vendin e punës

Sa mundësi keni humbur, sepse dyshoni tek vetja? Ju dyshonit se njerëzit nuk do ju mbështesnin, ju dyshonit se nuk ishit mjaft të mirë dhe dyshonit se historia juaj personale nuk ishte relevante?

Vetëdyshimi është gjëja më e keqe që mund ti bëni vetvetes.

Por ekzison një lajm i mirë. Ne mund të ‘ristartojmë’ trurin tonë, fjalë për fjalë. Kjo gjë fillon me përpjekje të vetëdijes, por bëhet automatike sikur është hipja në biçikletë ose të mësuarit e makinës.

Pra këtu gjenden 6 këshilla për të eleminuar vetëdyshimin dhe jetuar me besim dhe autoritet.

Gjuha

Fjalët që ne përdorim kanë ndikim të madh mbi mënyrën se si ndihemi. Fjalët fillojnë me mendime dhe kur i themi me zë të lartë, konfirmojnë atë që ne ndjejmë brenda. Pra, filloni të vini re fjalët apo gjuhën që përdorni, si ‘Unë nuk mendoj se mund të’, ‘Unë nuk jam mjaft i mirë’, ‘Unë nuk jam aq i mirë sa’, ‘Unë kurrë nuk do të jemë në gjendje të ‘. Kurdo që ju e kapni veten duke thënë fjalë të tilla, thoni të kundërtën. Fusni vetëdije dhe trajnoni trurin tuaj. Me kalimin e kohës kjo do të bëhet automatike.

Kujtoni sukseset e kaluara

Në cfarëdo që keni patur sukses në të kaluarën, çfarë keni bërë? Si e keni bërë? Çfarë ju bëri të arrini sukses?

Nuk është e nevojshme të jetë e njëjta gjë, por burimet janë të njëjtat që ju keni brenda vetes dhe mund ti ripërdorni për të krijuar një lloj të ndryshëm suksesi. Ndoshta ka qënë këmbëngulje, ndoshta ishte kokëfortësia juaj apo ndoshta e keni bërë të panegociueshme se dështimi nuk përbën opsion.

Lidhuni me njerëzit e duhur

Kur ne ndërtojmë jetën apo biznesin tonë, ne duhet ta rrethojmë veten me njerëzit e duhur që ndajnë vibracione të ngjashme, vizion, pasion dhe qëllim i cili do t’ju mbështesë, t’ju udhëzojë dhe t’ju nxisë kur ndiheni keq me moral.

Ndonjëherë familja dhe miqtë duan të na mbështesin, por kur ato nuk janë në të njëjtin rrugëtim, qëllimet e tyre më të mira në fakt mund të përplasen.

Fokusohuni tek rezultatet

Mos e lini në harresë vizionin tuaj. Kjo është dicka që do t’ju mbajë gjithmonë në korrent.

Dështoni pa frikë

Kur ju bëni diçka, bëjeni me gjithë zemër. Kur dështoni, dështoni me gjithë zemër.

Jeta ka të bëjë me të qënit vazhdimisht konsistent. Ka kaq shumë njerëz që hedhin me gjysmë zemre një guralecë në oqean. Kur njerëzit nuk e vënë re, ata heqin dorë. Disa do e hedhin përsëri, ende pa qejf. Këtë herë ata do të thonë se e kan provuar, shumë herë, por askush nuk e can kokën.

Visualizoni

Vizualizimi ka të bëjë përshtatjen e rehatshme në realitetin e ri. Ta kthesh realitetin e ri në normalitet. Kjo është prova e situatës në të ardhmen kështu që kur të jetë koha, ne jemi gati për ta jetuar atë.

 

—Nga Balkanweb.com