5 këshilla efektive për rikthimin në punë pas pushimeve

Të rikthehesh në punë pasi ke pushuar duket sikur është një sfidë më vete për këdo. Në vend që të gjithë të jenë më të kthjellët dhe produktive vihet  re që ndodh e kundërta. Aq sa me të qeshur thuhet se, duhen disa pushime pas pushimeve.  Ja disa këshilla për një rikthim në punë sa më të gëzueshëm.

Merreni me qetësi. Për t’u përshtatur në punë pas pushimeve dy ditët e para konsiderohen si më të vështirat por në këto dy ditë mundohuni të kapni ritmin e punës, sigurohuni që të mos mbingarkoheni me punë dhe lejojini vetes disa pushime të vogla sa për një kafe. Dhe pas sigurohuni që të shkoni drejt e në shtëpi për të pushuar.

Merreni me pozitivitet. Falenderoni shefin tuaj që arritet të bëni pushime, ka shumë që nuk kanë bërë. Mos e mendoni punën si barrë por konsiderojeni si një fillim. Vishuni me ngjyra të hapura dhe vendosni foton më të bukur të pushimeve në tavolinën e punës.

Fokusohuni në një projekt të ri. Të qëndrosh aktive të bën të ndihesh i/e gjallë, jo vetëm pushimet të bëjnë të ndihesh kështu, mundohuni të mbani të angazhuar trupin dhe mendjen tuaj.

Mos merrni vendime drastike. Psikologët nuk e këshillojnë marrjen e një vendimi të rëndësishëm menjëherë pas kthimit nga pushimet si p.sh të largohesh nga një vend pune. Nëse jeni të pakënaqur me punën pyesni veten një herë ‘jeni të mërzitur se mbaruan pushimet apo është vërtet puna që ju mërzit?’

Shëndeti në rradhë të parë. Stresi i kthimit në punë mund të jetë dhe një sfidë për shëndetin tuaj, dhe psikologët i japin një rëndësi shumë të veçantë duke na dhënë këshilla si p.sh të fillojmë ditën me një mëngjes të shëndetshëm, duke pirë sa më shumë ujë si dhe mënjanimin e kafes së tepërt, gjithashtu këshillojnë se duke qënë aktiv fizikisht rrisim vigjilencën, përmirësojmë gjendjen shpirtërore dhe parandalojmë shtimin në peshë.